Korce

Përshkrim

Korça është si një minierë ari për nga llojshmëria që i ofron çdo vizitori. Monumentet e kulturës më të rëndësishme të Korçës janë: Kisha e Shën Ristozit, Mborje, Kisha në Voskopojë, Parku Kombëtar i Prespës, Muzeu arkeologjik i Korçës, ikona Ngjallja e shën Llazarit. Gjithashtu natyrë të mrekullueshme gjeni edhe tek fshati Dardhë i cili është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.
25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fshati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750 m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është Uji i Ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse.

Ture

Greece and Albania 5 days
1 day30
4
We will pick you up at the airport and transfer to Gjirokastra. Gjirokastra is known as “The Stone City”, part of UNESCO World heritage and is situated in Southern Albania...
0.00
Explore

Login

Star Tours ju mundëson të vizitoni çdo atraksion turistik në Shqipëri dhe botë. Gjithashtu ofrojmë shërbimin VIP të transportit të udhëtarëve me mjetet më të reja dhe komode të transportit.

Adresa

Cel

Email