TOP
Image Alt

Stamboll

Detajet e Turit

Udhëtim 4 ditor në Selanik Stamboll

Datat e udhëtimit :

21 – 24 Nentor

28– 01 Dhjetor ( Festat e Nentorit )

05-08 Dhjetor

12-15 Dhjetor

19- 22 Dhjetor

26- 29 Dhjetor

02-05 Janar

9- 12 Janar

16-19 Janar

23-26 Janar

Dita 1: Tiranë – Stamboll

Nisja nga Tirana në orën 00:30 në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Selanikut. Vizitë qytetit të Selanikut. “Kulla e Bardhë”, “Sheshi Aristoteli”, “Sheshin e Aleksanderit te Madh”, “Cadrat”, ku qëndrohet rreth 2 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe konsumin e drekës , vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit.  Akomodimi në hotel rreth mbrëmjes.

Dita 2: Stamboll

Mëngjesi në hotel. Rreth orës 9:30 fillojmë turin e vizitave në “Akuariumin e Stambollit”, “Muzeu Historik Panorama 1453”, “Dollmabahçe” (Sarajet e Reja të Sulltanit). Shëtitje me anije në kanalin e Bosforit, ku shikojmë urën e Bosforit , urën “Sulltan Fatih Mehmet”, më pas nën sugjerim e guidës rreth orës 21:00, mbrëmja në lokalet me harem ose Turkish Show ku përfshihet dhe darka (e përshtatshme për të gjitha moshat).

Dita 3: Stamboll

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit rreth orës 9:30, nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti nga “Hipodromi”, “Xhamia Blu”, “Kisha e Shën Sofisë” (më madhështorja në botën Ortodokse), “Sarajet e Sulltanit”(Top Kapi). Kohë e lirë në Grand Bazar deri në orën 16:30, më pas rreth orës 17:00 nisja drejt “Sheshit Taksim” dhe shëtitorja që lidhet me “Kullën e Gallatës” (Shëtitorja është më e vizituara në Stamboll), ku qëndrohet rreth 2 orë. Më pas akomodimi në hotel në Stamboll.

Dita 4: Stamboll – Tiranë

Mëngjesi në hotel ora 5-6. Pastaj nisemi për Tiranë rreth orës 6:00. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në orët e darkës.

 

Në çmim përfshihet:

1.Udhëtimi me autobus

2.Akomodim në hotel

3.Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

4.Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në çmim nuk përfshihet:

 1.Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.

3.Siguracioni jetës në udhëtim

Çmime të përafërta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shën Sofisë 10 Euro, Kulla e Gallatës 6 euro, Shëtitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 99 Lira Turke, Muzeu i Luftës 4 Euro, Turkish Show 25 Euro )

 

#Shënim

-Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.

-Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.

-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.

-Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevatë tekë të bashkuar.

-Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)

-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.

-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.

-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme nëse është bërë 48 orë para nisjes.

-Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si për shembull: mungesë dokumentacioni, espuls.. etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register