TOP
Image Alt

Sarajevë

SARAJEVE – MOSTAR – MEDJUGORE

21-23 MARS

 

PROGRAMI:

Dita e pare: Ora 05.00 Nisja nga Tirana. Kryerja e procedurave kufitare. Vizite e shkurter dhe pushim kafeje ku mund te konsumohet nje mengjes i lehte ne Nikshiq. Pas ketij pushimi do te nisemi te bejme nje vizite ne Megjugorje ose vendi I Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do te vizitojme Katedralen e Shenjte dhe shijojme bukurite e ketij vendi te bekuar. Nisja per ne Sarajeve. Mberritja ne Sarajeve dhe akomodimi ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit pishina olimpike e mbyllur banja turke xhakuzi etj. Darka.

Dita e dyte: Mengjesi. Fillojme vizitat ne oborrin e familjes Mbreterore te Hasburgve ne Ilizha dhe pas kesaj vizite transferohemi ne Vrela Bosna ose Mushkerite e Sarajeves. ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat ne Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, qe jo me kot eshte quajtur Jeruzalemi i Europes. Ne marreveshje me grupin mund te organizohet shopping ne qendrat e medha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT. Kohe e lire dhe konsumimi i drekes ne nje nga lokalet e qendres se qytetit. Kthimi ne hotel dhe shfrytezimi i ambienteve te hotelit.

Dita e trete: Ora 07.30-08.00 Mengjesi. Pas mengjesit nisja per ne Tirane. Ne rrugen e kthimit do te fillojme vizitat ne Mostar ose qyteti i Menekshese ku do te kemi mundesine te shohim Uren e famshme te Mostarit, rrugen e dyqaneve te mjeshterve te vjeter, Xhamine e Madhe dhe Katedralene e Betonte te Mostarit (e vetmja ne bote). Pas perfundimit te vizites ne Mostar. Nisja per ne Tirane. Gjate rruges pushime te shkurtra kafeje. Mberritja ne Tirane ne oret e vona te darkes dhe fundi i sherbimeve tona.

 

 

NE CMIM PERFSHIHET

  • *UDHETIM ME AUTOBUS KOMOD TIRANE-SARAJEVE-TIRANE
  • *AKOMODIMI NE HOTEL
  • *MENGJESET DHE DARKAT
  • *SHOQERUES SHQIPTAR GJATE GJITHE UDHETIMIT

 

NE CMIM NUK PERFSHIHET

  • *GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR NE PROGRAM
  • *SIGURACIONI I JETES
  • *VIZITA TEK KRYQI NE MEDJUGORJE
You don't have permission to register