TOP
s

Pragë-Vienë-Budapest

Detajet e Turit

UDHËTIM ME AVION NË PRAGË–VIENË–BUDAPEST
Program 5 ditor
Çmimi 349 Euro
Datat e nisjes:
02-06 Tetor
16-20 Tetor
27 Nentor-01 Dhjetor (Festat e Nentorit)

Datat: (Datat e mëposhtme janë 100% të konfirmuara)

02 – 06 Tetor

16 – 20 Tetor

27 Nëntor – 1 Dhjetor (Festat e Nëntorit)

 

Dita 1 : PRAGË

 

Nisja në orën 4:30 të mëngjesit nga Tirana për në Prishtinë me autobus komod.

Pas check-in në aeroportin e Prishtines, nisim fluturimin në orën 13:15 nga Prishtina dhe arrijmë në orën 14:50 në Budapest.

Nisim udhëtimin me autobus drejt Pragës ku do te bëjmë një ndalesë rreth 1 orë në qytetin e Bratislaves, ku do te vizitojmë qendrën hitorike të Bratislaves. Më pas drejtohemi drejt Pragës. Akomodohemi në hotel.

 

Dita 2 : PRAGË

Mëngjesi në hotel. Fillojmë shëtitjet me guidë dhe autobus në dispozicion: ndalesa e parë do të jetë në “Lagja Vysheherad”, ku vizitohet “Kisha e Vysheheradit”. Më pas drejtohemi drejt “Prages Së Re” ku do të vizitohet : “Haratchani” (Rruga e Artë), “Kisha e Loretos”, “Kështjella e Pragës” (ku ndodhet selia zyrtare e presidentit, Bazilika) dhe brenda “Kështjellës” dhe “Galeria Kombëtare”, “Katedralja Shën Vitus”, “Bazilika e Shën Xhorxhit”, “Pallati Mbretëror”. Më pas drejtohemi drejt Pragës së Vjetër, ku do të fillojmë vizitat nga: “Muzeumi Kombëtar i Pragës”, “Opera Kombetare”, dhe parakalojmë në bulevardin Wenceslas dhe arrijmë në sheshin e “Qytetit të Vjetër” duke kaluar në portat hyrëse të tij, ku do te vizitojmë: “Orën Astrologjike”, “Urën e Charlsit”, e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme, rrugën e Parisit (rruga e 7 më e shtrenjtë në botë)

 

Dita 3: VIENË

Mëngjesi në hotel. Nisemi herët në mëngjes për në qytetin e Vienës ku do të fillojmë me vizitat nga : “Kisha Votive”(një ndër kishat më të vjetra Gotik dhe Neogotik), dhe do të vazhdojmë me “Bashkine e Re”, “Teatrin e Hofburgut”, “Parlamentin”, “Sheshin Maria Tereza”(me 2 ndërtesat e mrekullueshme identike që mbajnë “Muzeun e Artit” dhe “Muzeun e Historise Natyrore”), dhe do të përfundojmë tek opera e hapur e shtetit, një nga ndërtesat simbol te Vienës. Do të vazhdojmë me një vizitë të detajuar në “Pallatin e Hofburgut”, mjaft madhështor, i cili ndodhet në mes të qytetit dhe ka shërbyer për shekuj si rezidenca dimërore e familjes mbretërore të Habsburgeve, si dhe zyrat e punës. Kopshtet përreth pallatit janë gjithashtu shumë interesantë për t’u vizituar. Këtu do të vizitojmë “Muzeun e Sisit” dhe “dhomat e Kaiserit”, si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve të familjes mbretërore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person). Pas vizitës së muzeut të pallatit mbretëror, e cila zgjat rreth 1 orë do të vazhdojmë të shohim pjesën tjetër të pallatit, ku ndodhet biblioteka mbretërore, stallat e kuajve të pallatit, të cilat janë të njohura dhe sot në gjithë Europën për garat e famshme me kuajt Lipizzaner. Do të vazhdojmë me “Kishën e Augusteve” dhe “Kopshtet e Hofburgut”, të cilat në vjeshtë më shumë se kurrë ofrojnë një spektakël ngjyrash. Mbrëmje e lirë në sheshin “Shën Stefan”, ku në cdo ditë të vitit nuk mungon gjallëria e turistëve dhe varieteti i shfaqjeve muzikore, të kërcimit apo të humorit nga artistët amatorë. Kthim në hotel në mbrëmje.

 

Dita 4: BUDAPEST

Mëngjesi në hotel.

Pas mëngjesit do të nisemi për të vizituar “Pallatin e Shonbrun-it”, një tjetër pallat mbretëror ku ka jetuar familja mbretërore e Habsburgeve, shumë i ngjashëm me “Pallatin e Versajes”. Këtu do të vizitohen: “40 Dhomat Mbreterore” (bileta e hyrjes 17.5 Euro/person), “Kopshtet e pallatit”, “Shatërvani i Neptunit”, “Kopështi Zoologjik”( më i vjetri në botë) dhe “Pallati Belvederja”. Më pas do të ndalojmë në rrugën Mariahilfer, ku do të keni kohë të lirë për shopping deri në orën 16 : 00. Më pas nisemi drejt Budapest, ku do të vizitojmë qendrën e tij, e cila është cilësuar si qendra e dytë më e bukur në botë nga shume rankime. Prej këtu vizitat do t’i fillojmë nga: “Buda Castle” (ku do të vizitojmë “Kishën e Shën Mattias”, “Bastionin e peshkatarit” dhe “Parlamentin Hungarez” nga sipër, cilësuar si parlamenti më i bukur në botë.) Vizitat tona vazhdojnë drejt parlamentit të Hungarisë, si ndërtesa sinjifikuse e Hungarisë, më pas i drejtohemi sheshit “Elizabet”, një nga sheshet më të njohur për lokalet, restorantet dhe baret. Më pas akomodimi dhe fjetia në Budapest.

 

Dita 5: TIRANË

Mëngjesi në hotel.

Transferta për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 11:05 nga Budapest dhe mbërritje më 12:45 ne Prishtinë.

Udhëtimi vazhdon për në Tiranë. Gjatë rrugës ndalesë në Prizren për drekë.

Pas dreke kthimi për në Tiranë.

 

Në çmim për personin përfshihen:

– Transport vajtje – ardhje

Tirana – Aeroporti Prishtines – Tirana

– Fluturimi me avion Prishtinë – Budapest – Prishtinë

– Bagazhe 8 kg (çantë shpine me përmasa 40-30-20cm)

– Akomodimi për 2 netë në hotel 3/4 yje në Pragë

– Akomodimi për 1 natë në hotel 3/4 yje në Vienë

Akomodimi për 1 natë në hotel 3/4 yje në Budapest

– Mëngjeset gjatë qendrimit në hotel

– Transporti dhe te shëtitja në Pragë, Budapest, Brastislave dhe Viene

– Cicëron në gjuhën shqipe gjatë vendeve që do të vizitojmë

 

► Pashaporta për kalimin e doganës. Kujdes mjetin identifikues (pashaporta) nuk duhet të jetë i dëmtuar ose i thyer dhe të ketë më shumë se 3 muaj afat nga skadenca.

 

Në çmim nuk përfshihen:

 

– Drekat dhe darkat gjatë ditëve të udhëtimit

– Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe kalatë

– Bagazhet ekstra (10 kg ose 20 kg)

 

SHËNIME

► Akomodimi në dhomë teke (sngle) mund të ketë ekstra pagesë në varësi të politikave të hotelve ku qëndrojmë

► Nëse krevati nuk do te jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë tekë të bashkuar

► Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udhëton me njërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar dhe pashaportë

►Me ligjin e ri të miratuar këtë vit, nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe dëshiron të udhëtojë pa praninë e dy prindërve, duhet patjetër prokurë

► Çmimet e përafërta për muzet: Albertina = 18 euro, Szechenyi bath = 15 euro, Muzeu Sisit = 13 euro, Opera e hapur e Vienës = 8 euro, Muzeu i Arteve të bukura = 17 euro… etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register