TOP
Image Alt
Amazing Tour

Paris

Detajet e Turit

Udhëtim 8 ditor
399 Euro / person
Vizitohen: Zagreb – Ljubljane – Salsburg – Mynih – Paris – Milano
Nisja:
24 Nëntor – 1 Dhjetor
21 – 28 Dhjetor

Vizitohen: Zagreb – Ljubljane – Salsburg – Mynih – Paris – Milano

Dita e Parë:

Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30′ në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

 

Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Fjetja ne Hotel ne Paris.

 

Dita e Gjashtë:

Mëngjesi në Hotel. Vazhdon udhëtimi për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Akomodimi ne hotel ne Milano.

 

Dita e Shtate:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Venezias. Vizite ne qytet. Nisemi drejt Zagrebit. Akomodimi ne hotel ne Zagreb.

 

Dita e Tete:

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Tiranes. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

 

Në pagesë përfshihen:

  1. Udhëtimi me autobus
  2. Akomodimi në hotel
  3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
  5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në pagesë nuk perfshihet:

  1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
  2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Kosto 20 Euro Pallatet e Versajes, 13 Euro Muzeu i Luvrit, 17 Euro Kulla Eiffel)
  3. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland.
  4. Siguracioni jetes ne udhetim
  5. 20 Euro/personi taksa e qytetit Venezia
  6. Taksa e turistit (1.5 euro / natë)

 

#SHENIM

►Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

►Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

►Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

►Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

►Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

►Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

►Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

►Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.

►Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.

►Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

[contact-form-7 id=”697″ html_class=”cf7_custom_style_2″]
You don't have permission to register