TOP
Image Alt

Medjugore Mostar – Ujëvara Kravica

Detajet e Turit

Udhëtim 2 ditor Medjugore Mostar – Ujëvara Kravica
Cmimi 55 Euro

Detajet e Turit

Udhëtim 2 ditor Medjugore Mostar – Ujëvara Kravica 55 Euro

Datat e nisjeve :

Çdo Fundjavë:

28 – 29 Shtator

5 – 6 Tetor

12 – 13 Tetor

19 – 20 Tetor

26 – 27 Tetor

2 – 3 Nentor

9 – 10 Nentor

16 – 17 Nentor

23 – 24 Nentor

30 – 31 Nentor

Dita e Parë : Podgoricë – Mostar – Medjugore
Nisja nga Tirana në orën 05:00 të mëngjesit. Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Proçdura doganore.
Pas kalimit në territorin e Malit të Zi ndalesa e parë do të jetë në “Ujëvarën Niagara”, në Podgoricë. Turistët tregojnë histori mbresëlënëse të mbetura nga vizita në këtë ujëvarë. Këtu do të mund të shijoni bukuritë që natyra ofron, të shkrepni foto, apo të pini të qetë një kafe. Vazhdimi i udhëtimit drejt Bosnje Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose “qyteti i Menekshesë”, ku do të kemi mundësinë të shohim : Urën e famshme të Mostarit, rrugën e famshme të Mjeshtërve të Vjetër, Xhaminë e Madhe, Katedralen e Betontë të Mostarit (e vetmja në Europe). Kohë e lirë me pas për të shëtitur në qyetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së këtij qyteti udhëtimi vazhdon për në Medjugorje. Akomodimi në hotel dhe darka në restorantin e hotelit.

Dita e Dytë : Peligrinazh në Medjugorje – Ujëvara Kravica
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitojmë Medjugoren ose “Vendin e Gospa Mira” (Zonja e Paqes), si dhe “Katedralen e Shenjtë” të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vëndi të bekuar. Nisemi drejt “Kryqit të Shën Marisë”, që është edhe vëndi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vënd hyjnor. Cfarë është më interesantja këtu do të mund të shihni një statujë që qan. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në “Ujëvarat e Kravicas”, që është dhe një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores. Kthimi drejt Tiranës me një ndalesë gjatë rrugës në hyrje të Trebinjës. Mbërritja në Tiranë në darkë. Fundi i sherbimit tonë.

Në çmim perfshihet:
-Transporti me autobus komod.
-Shoqërues gjatë gjithë udhëtimit.
-Mëngjesi dhe darka në hotel

Ne çmim nuk perfshihet:
-Drekat
-Hyrja në Ujëvarën Kravica 4 Euro personi
-Hyrja nëper muzeume

Fëmijët
– 1 – 2.99 Vjeç —-> Falas
– Mbi 3 Vjeç —-> Pagesë e plotë
– Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet).
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

[contact-form-7 id=”697″ html_class=”cf7_custom_style_2″]
You don't have permission to register