TOP
s

Mal i Zi

Detajet e Turit

Udhëtim 3 ditor në Ulqin-Budva-Kotor-Perast
Hotel Llolla 3 ose Scandinavia 3 vetëm 79€

Datat e udhëtimit: 

27 – 29 Shtator

4 – 6 Tetor

11 – 13 Tetor

18 – 20 Tetor

25 – 27 Tetor

1 – 3 Nentor

8 – 10 Nentor

15 – 17 Nentor

22 – 24 Nentor

Vizitohet: Budva, Shën Stefan, Ulqin, Tivat, Perast, Kotor, Ada Bojana

 

Dita e parë: Tiranë – Budva – Perast – Ulqin

Nisja nga Tirana në orën 07:00. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Nisemi drejt ishullit të njohur Shën Stefan. Një vend mjaft panoramik që ofron një ndjenjë qetësie për këdo që e viziton. Nisemi drejt qytetit të Tivatit. Qyteti i Tivatit cilësohet si më moderni në Malin e Zi. Aty ndodhet porti më luksoz i jahteve në Ballkan, “Porto Montenegro”. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës ku do të vizitojmë “Kërcimtaren e Budvës”, “Qytetin e Vjetër”, “Citadelen”, “Portin e Jahteve”. Pas vizitave në Budva nisemi në Ulqin. Akomodimi në hotel në Ulqin, ku është dhe darka e përfshirë.

 

Dita e dytë: Tivat–Kotor–Ulqin

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Perastit, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe dy ishujt San George dhe Lady of Rock. Nisemi drejt qytetit të Kotorit. Është menduar për një shëtitje me anije në Gjirin e Kotorit, që është dhe një ndër vendet më të bukura të Malit të Zi. Do të vizitojmë gjithashtu “Portin e Jahteve”. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit, ku do të akomodohemi në hotel. Darka në hotel.

 

Dita e tretë: Ulqin–Ada Bojana-Tiranë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë “Kalanë e Ulqinit”, “Kullen e Balshajve”, sid he shëtitoren në një plazh të vogël. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna), ku mund të konsumoni drekën me produkte të freskëta peshku. Pas dreke nisemi drejt Tiranës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:00.

 

Në çmim përfshihet:

– Guidat sipas programit

– Transporti me autobus komod

– Akomodimi në Hotel me 3*

– Mëngjesi dhe darka në hotel.

 

Në çmim nuk përfshihet:

– Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

– Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Citadela Budva 2.5 Euro, shëtitjet me anije në Kotor 5 Euro)

– Siguracioni jetës në udhëtim

 

Pagesat e fëmijeve:

0 – 2 Vjeç (Falas)

2 – 11 Vjeç (70% të shumës)

Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

 

#Shënim

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.

-Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.

-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)

-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.

-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.

-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.

-Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register