TOP
Image Alt
Amazing Tour

Viene – Budapest

Detajet e Turit

UDHETIM ME AVION NE VIENE – BUDAPEST
299 euro

Datat e Nisjes:(Datat e meposhtme jane 100% te konfirmuara)

29 Shtator – 2 Tetor
6 – 9 Tetor

Dita 1 : BUDAPEST
*Nisja në oren 4:30 nga Tirana per në Prishtinë.
Pas check in në aeroportin e Prishtinës, fluturimi Prishtinë – Budapest.
Nisja në oren 13:15 nga Prishtina dhe mbërritja ne oren 14:50 ne Budapest.
Transferta me transport komod në hotël 3/4 Yje në qendër të Budapestit
Kohë e lire për të pushuar.
Pasditë shëtije e Budapestit ku vizitojmë monumentët më tërheqëse të Qytëtit si: Kodra Gellert, Fortësa e Peshkatarit, Katëdralja e Shën Stëfanit, Sheshi i Heronjve, Parlamenti Hungarez (më i madhi në botë) etj.
Më pas sipas dëshirës së grupit mund të vizitojme ujërat tërmale e hapura të Budepestit, Kështjella Vayda Hunjad dhe Szechenyi bath, një nder me të madhe në Europe. Kohë e lirë per tu reklasuar dhe shijuar ujin e ngrohtë të vaskave.
*Fjetia ne Budapest

Dita 2: VIENE
*Mëngjesi në hotël.
Nisje, herët në mëngjes për në Viene
Gjatë rrugës ndalesë dhe vizitë panoramike në qytëtin turistike të Bratisllave.
Vazhdimi i udhëtimit për në Vienë
Akomodimi në hotël 3/4 yje në Vienë.*Pas do të fillojme me vizitën e Qytëtit të Vienie, ku vizitat do të fillojnë nga Kisha Votive, dhe do të vazhdoje me Bashkinë e re, Tëatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tëreza me 2 ndertësat e mrekullueshme identike që mbajnë Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do të perfundojme tëk Opera, që është një nga ndertësat simbol të Vienës.
Do të vazhdojme me një vizitë të detajuar në Pallatin madheshtor të Hofburgut I cili ndodhet në mes të qytëtit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbretërore të Habsburgeve si dhe zyrat e punës. Kopshtët perreth pallatit janë gjithashtu shume intëresantë per tu vizituar. Ketu do të vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve të Familjes Mbretërore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person).

Pas vizitës se muzeut të pallatit mbretëror e cila zgjat rreth 1 ore do të vazhdojme të shohim pjesen tjetër të pallatit ku ndodhet bibliotëka Mbretërore, Stallat e Kuajve të pallatit të cilat janë të njohura dhe sot në gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do të vazhdojme me kishen e Augustëve, Opera dhe Kopshtët e Hofburgut të cilat në Vjeshtë me shume se kurre ofrojnë një spektakel ngjyrash.
Mbrëmje e lire në sheshin Shen Stëfan, ku në cdo ditë të vitit nuk mungon gjealleria e turistëve dhe varietëti I shfaqjeve muzikore, të kërcimit apo të humorit nga artistët amatore.
Kthim në hotël në mbrëmje.

Dita 3: VIENË
*Mëngjesi në Hotël.
Pas mengjesit do të nisemi per të vizituar Pallatin e Shonbrun-it, një tjetër pallat mbretëror ku kanë jetuar familja mbretërore e Habsburgeve, shume i ngjashem me Pallatin e Versajes.Ketu do të vizitohen: 40 Dhomat Mbretërore (bileta e hyrjes 17.5 Euro/person),  Kopshtët e pallatit, Shatërvani I Neptunit, Belvederja dhe Kopeshti Zoologjik më i vjetri në botë.
Pas kesaj do të ndalojme në rrugen Mariahilfer ku do të keni kohe të lire per shopping.
*Nisja pasditë per në Budapest.
Akomodimi dhe fjetia në Budapest

Dita 4: TIRANË
Mëngjesi në Hotël.
Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 11:05 nga Budapest dhe Mbërritje më 12:45 në Prishtinë.
Udhetimi me per në Tiranë. Gjatë rruges ndalese në Prizren për drekë.
Pas dreke kthimi për në Tiranë

Duhet të dini se:

►Në çmim për personin përfshihen:
– Transport vajtie – ardhje Tirana – Aeroporti Prishtinës – Tiranës
– Fluturimi me avion Prishtinë – Budapest – Prishtinë
– Bagazhe 8 kg (çantë shpinë me përmasa 40-30-20cm)
– Akomodimi per 2 netë në hotël 3/4 yje në Budapest
– Akomodimi per 1 natë në hotël 3/4 yje në Vienë
– Mengjeset gjatë qëndrimit në hotël
– Transporti dhe të shetitja në Budapest, Brastislave dhe Vienë
– Cicëron në gjuhen shqipe gjatë vendeve që do të vizitojme
– Taksat Turistike

► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet:
a) Dy nëtë në hotël 3 / 4 Yje në Budapest
b) Një natë në hotël 3 / 4 yje në Vienë

► Nisja do të bëhet në orën 4:30 të ditës së pare, nga Stadiumi Dinamo

► Pashaporta per kalimin e doganës. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet të jetë i dëmtuar ose i thyer dhe të ketë më shumë se 3 muaj afat nga skadenca.

**Në çmim nuk perfshihen:
– Drekat dhe Darkat gjatë ditëve të udhetimit
– Hyrjet në monumentë, muzeume, parqe dhe Kalatë
– Bagazhet ekstra (10kg ose 20kg)

SHENIME
► Akomodimi në dhome tëke (sngle) mund të ketë extra pagese në varesi të politikave të hotëlve ku qëndrojmë
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëhere do të jenë dy krevatë tëke të bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye të ndryshme siç janë mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjetër prokure e notërizuar dhe pashaportë
► Me ligjin e ri të miratuar ketë vit, nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe deshiron të udhetoje pa praninë e 2 prinderve, duhet patjetër prokure
► Çmimet e përafërta për muzet: Albertina = 18 euro,  Szechenyi bath = 15 euro, Muzeu Sisit = 13 euro, Opera e hapur e Vienës = 8 euro, Muzeu i Artëve të bukura = 17 euro… etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register