TOP
s

Budva-Ulqin-Kotor

Detajet e Turit

Udhëtimi 2 ditor Budva-Ulqin-Kotor
Cmimi 39 euro Llolla 3* Superior – 39€
Scandinavia – 39€

Datat e nisjeve:

28 – 29 Shtator

5 – 6 Tetor

12 – 13 Tetor

19 – 20 Tetor

26 – 27 Tetor

2 – 3 Nentor

9 – 10 Nentor

16 – 17 Nentor

23 – 24 Nentor

30 – 31 Nentor

 

Dita e pare: Tiranë – Kotor – Budva – Ulqin
Nisja nga Tirana në orën 06:30. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit, ku do të viziojmë “Qytetin e Vjetër” dhe “Portin e Jahteve”. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë “Kërcimtaren e Budves”, “Qytetin e Vjetër”, “Citadelën”, “Portin e Jahteve”. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi në hotel në Ulqin. Darka në hotel.

Dita e dytë: Ulqin – Ada Bojana – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë “Kalanë e Ulqinit”, “Kullen e Balshajve”, shëtitoren në “Plazh të vogel”. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna), ku mund të konsumoni drekën me produkte të freskëta peshku. Mbërritja në Tiranë rreth orës 20:00.

Në çmim përfshihet:

-Guidat sipas programit
-Transporti me autobus komod
-Akomodimi në hotel në Ulqin
-Mëngjesi dhe darka

Pagesat e fëmijëve:

0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

Në çmim nuk përfshihet:

1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Citadela Budva 2.5 Euro, shëtitje me anije në Kotor 5 Euro)
3.Siguracioni i shëndetit në udhetim

#Shënim
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevatë tekë të bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
► Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register