TOP
Image Alt

Beograd-Prishtine

Detajet e Turit

Udhëtim 3 ditor në Beograd – Prishtinë
Çmimi 99 Euro
Data e udhëtimit :
29 Nëntor – 1 Dhjetor

Dita e pare:

Nisja nga Tirana në orën 05:00 me autobus drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Podgoricës e më pas drejt pikës kufitare Bjelopolje që lidh Malin e Zi me Serbinë. Nën sugjerimin e guidës dreka mund të konsumohet në qytetin e Kolashinës. Pas hyrjes në Serbi i drejtohemi një prej pikave më atraktive të ballkanit Zllatibor ose “Qyteti i Artë” dhe vazhdojmë rrugën për në qendrën administrative të Serbise Beograd. Mbasdite arrijmë në kryeqëndrën Sllave, akomodohemi në hotel. Darka e lire sipas deshires .

 

Dita e dytë:

Pas mëngjesit fillojmë vizitat në Katadralen e madhe të Sv. Savës, vazhdojmë vizitën në Shtepinë e Luleve ish Resdenca qëndrore të Marshall Titos aty ku ndodhet dhe Mazoleumi i tij. Pas kësaj do të drejtohemi: në kalanë e madhe Kalemegdan, Beogradin e Ri, Urën e Re Ada mbi lumin Danub, Rrugën e Shkodranëve, Pallatin e Presidentit apo dhe atë të Parlamentit si dhe ndertesa të tjera muzeale. Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qëndrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varësi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB. Në mbrëmje vizitë në rrugën më të famshme të Beogradit “Skadarska” ku do të keni mundësi të shijoni muzikën tradicionale të kulturës sllave.

 

Dita e tretë:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit të Prishtinës. Ndalesë e shkurtër për të konsumuar drekën. Më pas nisemi drejt Tiranës.

 

Në çmim përfshihet:

– Udhëtimi me autobus sipas programit

– Akomodim në hotel

– Mëngjesi në hotel

– Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

 

Në çmim nuk përfshihet:

-Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

-Hyrjet në monumente dhe muzeume.

-Siguracioni i shëndetit në udhëtim

 

#Shënim

-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.

-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.

-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)

-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.

-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.

-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Do you have some comments or questions for us? We’d love to hear from you! Don’t be shy! Feel free to drop us a message!

You don't have permission to register